Berisha-Ramës: Je bastardi skizoid i etërve xhelat! 25 maji po vjen!

‘Në Shqipëri, edhe pse prokuroria ka përgjime ku dëgjohen eksponentë të lartë të mazhorancës teksa flasin edhe me njerëz të botës së krimit për blerjen e votave, sërish askush nuk ka dhënë dorëheqjen.”

Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka sjellë në vëmendje qeverinë e kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili kërkon zgjedhje të parakohshme pas skandalit me zëvëndësin e tij.

Në një postin në Facebook, Berisha e cilësoi Kryeministrin Rama bastardi skizoid i eterve xhelat! 25 maj po vjen!, shkruan z. Berisha

Ja postimi i plotë i ish – Kryeministrit Berisha

Jo jo nuk je kancelari i nderuar Kurz i Austrise por je bastardi skizoid i eterve xhelat! 25 maj po vjen!Fati i tyre te pret o Kryekriminel!

Miq, Shkak për dorëheqjen e Kancelarit Kurtz është bërë videoskandali me zëvendësin e tij, Heinz-Christian Strache, i cili dha dorëheqjen më herët.

Në video skandal shfaqej zv/kancelari me një manjate ruse, të cilët bënin pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Në planet e tyre ishte edhe blerja e disa mediave.

Por në Shqipëri, edhe pse prokuroria ka përgjime ku dëgjohen eksponentë të lartë të mazhorancës teksa flasin edhe me njerëz të botës së krimit për blerjen e votave, sërish askush nuk ka dhënë dorëheqjen.

Frymëzuar nga kjo, në rrjet po qarkullon një meme, ku shfaqet Rama duke thënë: “Pse, kush jam unë, Kancelari Austriak?sb