Sulm me armë pranë universitetit/ 7 të plagosur në SHBA

Së paku 7 persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë pranë Ball State University, në Indiana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat amerikane raportojnë se 3 persona kanë pësuar lëndime serioze jetësore, ndërsa 4 të tjerë kanë marrë lëndime më  të lehta.

Mes të plagosurve ka edhe studentë.

Policia ka informuar se agresori i dyshuar është arrestuar, ndërsa ka nisur hetimi i plotë i ngjarjes.