Mediat italiane: Ronaldo zgjedh trajnerin e ri të Juventusit

Cristiano Ronaldo i ka propozuar Juventusit emrin e zëvendësuesit të Massimiliano Allegrit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo ka dëshirë që në krye të Juventusit të vijë Carlo Ancleotti.

Portugezi asnjëherë se ka fshehur simpatinë për teknikun italian, me të cilin ka punuar te Real Madrid, ku kanë fituar edhe një titull të Champions Leagues.

Mauricio Pochettino i Tottenham, Didier Deschamps i Kombëtares së Francës, Simone Inzaghi i Lazios janë gjithashtu kandidatët për të marrë drejtimin e “Zonjës së vjetër”