Vdes pacienti në spital, familjarët dhunojnë mjekun

Një tjetër mjek është dhunuar në spitalet shqiptare. Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku mjeku i urgjencës me inicialet F.G. është goditur nga familjarët e një pacienti që ndërroi jetë.

Sipas burimeve, pacienti ishte paraqitur pasditen e së premtes në spital, por pasi i janë bërë analizat dhe i është dhënë mjekimi është dërguar në shtëpi, por për fat të keq ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Familjarët e kanë dërguar në spital me shpejtësi, por më kot, pasi i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë.

Për rastin familjarët kanë fajësuar mjekun të cilin e kanë goditur duke e dhunuar. Ky është rasti i gjashtë që shënohet në pak muaj, ndërsa qeveria ashpërsuar masat në draftin që po përgatit në Kodin Penal.