Deputeti i PS Fate Velaj sfidon Ramën me Kurz/ Nuk erdhe në pushtet për karrigen tënde, thirr zgjedhje!

Ka mjaftuar një status dhe gjest prej burri shteti i kancelarit austriak Sebastian Kurz, që deputeti socialist i Vlorës Fate Velaj, të japë mesazhe të koduara për zgjedhje të parakohshme edhe në Shqipëri.

Pak minuta më parë Velaj ka publikuar në rrjetet sociale deklaratën e Kancelarit Kurz si vijon:

"...Une nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrine por, une nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situate prandaj, sot jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme".

Sapo e tha Sebastian Kurz, shkruan Velaj i cili me sa duket ka sfiduar Ramën duke kërkuar zgjedhje të parakohshme njëlloj si në Austri.