Vangjush Dako, 5 orë para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ‘dosjen 339’

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit,  është thirrur sërish sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, raporton Fax News.

Bëhet e ditur se Dako ishte thirrur në prokurori edhe ditën e enjte dhe është pyetur nga hetuesit për 5 orë me rradhë.

Publikimi i përgjimeve të kreut të Bashkisë së Durrësit me disa prej eksponentëve kryesorë të krimit të organizuar në Qarkun e Durrësit, shkaktoi një tërmet të vërtetë politik në Shqipëri duke i dhënë një goditje të fortë “besueshmërisë” së zgjedhjeve të vitit 2017.

Mësohet se kryebashkiaku i Durrësit është pyetur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa hetimet janë mjaft sekrete, e për këtë nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij.