Bajerni shpallet kampion në Bundesliga, fiton titullin e 7-të radhazi

Bajerni i Mynihut për vitin e 7-të radhazi ka fituar titullin kampion në Bundesliga.

Bavarezët mposhtën me rezultatin 5-1 skuadrën e Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Bundesliga.

Golat për vendasit u shënuan nga Coman (4’), Alaba (53’), Sanches (58’), Ribery (72’) dhe Robben (78’), ndërsa rrjetën e vetëm për miqtë e realizoi Haller (50’), shkruan SYRI.net.

Vlen të theksojmë që Ribery realizoi një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundit me fanellën e Bajernit. Francezi driblon zgjuarsisht 3 mbrojtës më pas me një prekje "magjike" shënon me parabolë.

Mes lotësh Ribery, Robben dhe Rafinha i dhanë lamtumirën Bajernit të Mynihut.

as kësaj fitore, Bajerni që udhëhiqet nga Niko Kovac shpallet kampion në Gjermani duke siguruar 78 pikë, 2 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.