VIDEO/ Ribery shënon ‘alla Messi’, e pabesueshme çfarë bën ndeshjen e fundit me Bajernin!

Bajerni i Mynihut po fiton me rezultatin 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Bundesliga.

Një ndeshje speciale kjo për Ribery që shënon një gol fantastik duke ngritur peshë “Allainz Arenën”, shkruan SYRI.net.

Francezi driblon zgjuarsisht 3 mbrojtës më pas me një prekje "magjike" shënon me parabolë.

Kujtojmë që Ribery luan ndeshjen e fundit me fanellën e Bajernit që sot siguron titullin e 7-të radhazi në Bundesliga.