A do të largohet Bale nga Reali? Ja si përgjigjet Zidane

E ardhmja e Gareth Bale tek Real Madrid është në një pikëpyetje të madhe.

Lojtari uellsian nuk bind trajnerin francez, Zinedine Zidane dhe gjatë merkatos së verës mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

“Bale do të jetë në listën e skuadrës nesër. Unë nuk do të them nëse ai do të luajë ose jo. Do ta shihni nesër” ka thënë fillimisht Zizou.

A mund të jetë kjo ndeshja e tij e fundit me fanellën e Real Madrid? “Nuk e di. Nuk mund ta them, është lojtari që vendos të ardhmen e tij” ishin fjalët e trajnerit.

Gareth Bale ka startuar në vetëm 29 nga 42 paraqitjet që ka pasur këtë sezon me skuadrën nga kryeqyteti i Spanjës.

Spekulimet për të ardhmen e Bale po rriten çdo ditë e më shumë me zërat që e lidhin me një kalim në Premierligë.