Gjykon treshe maqedonase, ja formacionet Tirana-Kastrioti
Tirana luan pas pak një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit kundër Kastriotit, sfidë që vlen për mbijetesën në Kategorinë Superiore
Në një “Selman Stërmasi” pa tifozë, Tiranë do i mjaftonte një fitore për sigurimin e mbijetesës.
Nga ana tjetër, ekipi i Devollit kërkon vetëm fitoren për të pasur më pas vetë në dorë qëndrimin në elitë.
Duke parë rëndësinë e këtij takimi, FSHF ka caktuar gjyqtarë të huaj, për të shmangur në këtë mënyrë polemikat. Mësohet se kjo përballje i është besuar një treshe nga Maqedonia e Veriut, me kryesor Dimitar Meçkarovski.
FORMACIONET
Tirana: Lika, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Kobina, Hasani, Oduamadi, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Kastrioti: Bardhi, Marku, Junior, Okebugu, Shehu, Ymeraj, Ndreca, Cela, Boyom, Hysein, Cekrezi