Shumë ndryshime, dalin formacionet zyrtare, ja si do të luajnë Teuta dhe Partizani

Teuta-Partizani do të luajnë në orën 16.30 në stadiumin ‘Niko Dovana’, në një ndeshje për dy objektiva të ndryshme.

Teuta që luan për një vend në Europa League, ndërsa Partizani që është shpallur kampion vjen më i relaksuar në këtë ndeshje,

Në takimin e sotëm, tekniku i skuadrës kryeqytetas i ka dhënë mundësinë lojtarëve të stolit për të treguar veten, teksa spikasin emra si Xhika, Ferrati, Jaiteh, Koto dhe Kardozo.

Ndërsa trajneri Shkëmbi nuk do të ketë në dispozicion 2 mbrojtësit Osmani dhe Bicaj, teksa është preferuar nga minuta e parë Shkalla-Frashëri-Hakaj dhe Arapi.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Hidi, Shkalla, Frashëri, Hakaj, Arapi, Kallaku, Sidibe, Gashi, Progni, Avdyli, Bushiç Trajner: Bledi Shkëmbi

PARTIZANI: Xhika, Belica, Kalarai, Rexhepi, Ferrati, Jaiteh, Kote, Duka, Mensah, Kardozo, Çinari. Trajner: Skënder Gega.