Ja 5 arsyet që çuan në divorcin e Allegrit me drejtuesit e Juves

Massimialiano Allegri nuk do të jetë më trajneri i Juvnetusit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Shumë është aluduar mbi arsyet e këtij divorci për  një trajner që i dhuroi Juventusit 6 tituj kampionë dhe dy finale Champions League.

Media italiane rendit 11 arsye përse çuan në largimin e Allegrit.

1-Mungesa e rinovimit të kontratës. Allegri ka pretenduar gjithmonë për një rol “Alla Ferguson në krye të Juves, por Anjeli hde Pavel Nedved nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për tia afruar.

2-Allegri ka pretenduar gjithmonë për rritje page, nga 7.5 milion euro aktuale në të paktën 10 milion euro, përpos bonuseve.  Ndërkohë që është përfolur se ka kërkuar edhe 12 milion euro sa kolegët e tij në Europë si Guardiola, Klop etj.

3-Merkatoja ka qenë një nga pikat e nxehta. Alegri ka kërkuar uljen e moshës mesatare, por pa kërkuar edhe pushtet absolut në kryerjen e merkatos, si edhe afrimin me çdo kusht të një fantazisti si Modriç apo Isko.

4-Alegri është ndjerë i tradhtuar nga drejtuesit e klubit të cilët nuk i dolën në mbrojtje pas humbjes ndaj Atletikos ku mori kritika të shumë.

5-Titulli Champions League është një fiksim në shtëpinë e juventinëve  dhe mosfitimi është kthyer në mollë sherri midis drejtuesve dhe Allegrit, i cili u ka thënë se blerja e Ronaldos nuk mjafton.