Analisti kundër Topit: Turp është kur je 60-vjeç dhe flirton me gazetaren

Botimi i librit Nocturn nga ana e ish-presidenti Bamir Topi ka nxjerrë në skenë një sërë përplasjesh mes politikanëve. Së fundi në rrjet është bërë virale përplasja mes Topit dhe ish-presidentit që e zëvendësoi Bujar Nishani.

Topi thotë në librin e tij se ai e ka futur Nishanin në PD dhe më parë ky i fundit punonte në një karburant.  Po nuk mungoi as përgjigja e Nishanit, i cili e akuzoi Topin se ju ka vjedhur tokat të afërmve, dhe se e kishte lënë institucionin e presidencës në një gjendje të mjerueshme.  

Këtë përplasje në distancë mes të dyve e ka komentuar dhe analisti Dritan Hila, i cili ka shpërthyer në një sërë akuzash në drejtim të ish-Presidentit Bamir Topi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Hila shkruan se: 'E turpshme nuk është se çfarë pune ka bërë Nishani vite më parë, por turp është kur je babai i dy vajzave, je 60 vjeç dhe flirton me gazetaren që të bën intervistën duke reklamuar syze'.

Komenti i Dritan Hilës kundër Bamir Topit:

Per Bamir Topin dhe Bujar Nishanin

Lexova nje pjese nga libri kujtimeve ku Bamir Topi rrefen sesi ka gjetur Bujar Nishanin duke punuar ne një pike karburanti dhe e ka futur ne politike.

Personalisht dyshoj fort qe Bamiri e ka futur ne politike Nishanin por edhe ne qofte e vërtete nuk ka asgjë te keqe. Dikush behet sebep te nisesh një profesion ne udhëtimin e jetës. Sepse edhe Bamirin e ka futur dikush (Berisha, e ka futur) por jo si me te mençurin e Tiranes. Thjesht u ndodh ne vendin e duhur ne kohen e duhur.

Se pari një burrë nuk është turp te punoje për te mbajtur familjen. Turp është kur shet vendet e gjykatësve ose ju vjedh pronat kushërinjve.

Se dyti, Nishani vjen nga një familje e fisme gjirokastrite. Ka qene pedagog. Ka punuar ne Ministrinë e Mbrojtjes ne sektorin e marrëdhënieve me jashtë derisa socialistet qe erdhën ne 1997-en e nxorën ne lirim. Dallgët e jetës te përplasin lart e poshtë, por e rëndësishme është te ruash dinjitetin, dhe dinjitetin nuk ta ul asnjë lloj pune e ndershme.

Se treti kam dëgjuar qe here i thonë qe ka punuar kamerier dhe tani punonjës ne pike karburanti. Besoj se turp është te shpifesh.

E quan Nishanin mediokër. Une do quaja mediokër madje banal një si Bamiri qe duke qene baba i dy vajzave dhe 60 vjeç burrë, flirtonte me gazetaren qe e merrte ne interviste duke reklamuar syzet.

Se katërti: Bamir, ndërro modelin e favoriteve se edhe vete Zdravkoja ka 30 vjet qe e ka ndryshuar modelin e tyre dhe Jugosllavia është shpërbëre.

Dhe e fundit: perfundimisht politikanet shqiptare janë te gjithë mitomanë dhe është shpenzim i kote parash te blesh librat e tyre me kujtime (meqë ra fjala, unë e lexova ne internet).