VIDEO/ Largimi i De Rossit nga Roma, tifozët në protesta
Daniele de Rossi do të largohet nga Roma në fund të sezonit.
Qëndrimi prej 18 sezoneve në kryeqytetin italian në skuadrën e Romës, po shkon drejt fundit për mesfushorin Daniele de Rossi.
Mesfushori italian që gjithë karrierën ia kushtoi klubit romak, nuk ka marrë ofertë për vazhdimin e kontratës që përfundon në qershor nga drejtuesit e Romës.
Lajmi për largimin e De Rossit dhe mos ofrimi i kontratës së re, nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve të Romës, të cilët janë ngritur në protesta kundër presidentit James Pallotta.
Tifozët e Romës kanë protestuar në Nju Jork, Londër, Sidnei dhe para selisë së skuadrës në kryeqytetin italian, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Pallota.
‘Pallota largohu, Roma na takon neve. Legjendat nuk bën të preken’ ishin thirrjet e tifozëve të Romës, që janë deklaruar kundër largimit të 35 vjeçarit De Rossi.