Emily i shokon të gjithë, pozon e zhveshur kundër ligjit për abortin

Emily Ratajkoëski ka pozuar e zhveshur në shenjë protestë për “25 burra të bardhë”, të cilët votuan që ta ndalojnë abortin në Albama…njëjtë sikurse bën edhe Kylie Jenner dhe Rihanna.

Aktorja 27 vjeçare ka vendosur duart në gjoks për të bërë një foto tepër të dashur.

 

Në Alabama të SHBA-së u miratua ligji kundër abortit edhe kur gruaja dhunohet, dhe nga kjo kanë marrë shtysë shumë personazhe të njohuar që po ndërmarrin këto fushata.

 

Imazhi për të gjithë ligjvënësit është ekspozuar derisa fushata kundër këtij ligji ka filluar nëpër rrjetet sociale me titullin #YouKnowMe.