FOTO/ Pas fitores së Lacio-s, aktorja zhvishet në mes të stadiumit

Aktorja e njohur italiane Anna Falchi e mbajti premtimin për t’u zhveshur në mes të stadiumit në rast se Lacio do të fitonte ndaj Atalantës.

Pasi ndeshja përfundoi në rezultatin 2-0 dhe Lacio fitoi Kupën e Italisë, tifozja e zjarrtë doli me reçipeta duke ndezur kështu të gjithë stadiumin e Olimpico-s.

“Pa fjalë, shumë lumturi…asnjëherë mos hiq dorë. Kjo është dhe gjithmonë do të jetë motoja jonë. Forza Lacio”-ka shkruar Anna Falchi nëpër rrjete sociale pas ndeshjes së futbollit, krahas një fotoje ku duket vetëm me mbathje dhe tejet provokuese. Epo, Anna Falchi di gjithnjë si të tërheqë vëmendje!