Allegri flet pas shkarkimit, ja çfarë thotë për Juventusin dhe trajnerin e ri

Massimiliano Allegri ka dhënë deklaratën e parë pas largimit nga Juventusi.

Duke marrë çmimin sarkastik “Il Tapino D’oro” nga gazetari Staffelli, trajneri italian tha se Juventusi do të bëjë zgjedhjen e duhur, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

“Nuk e di se kush do të shkojë te Juventusi. Megjithatë do të jetë një trajner i madh, sepse Juventusi është një klub i madh. Tani do të shkojë në shtëpi dhe më pas do të bëjë pushimet e mia në det”, ka thënë Allegri duke buzëqeshur.

Pyetja e gazetarit: “Anjeli nuk donte të jepte parat për të bërë një ekip tjetër si tipi i Barcelonës?”

Allegri qesh dhe thotë: "Jo, jo, jo, absolutisht".