Publikohet FOTOJA e rrallë/ Diktatori Hoxha, i biri dhe nipërit kënaqen nga era e gjakut

Arkivisti i njohur Kastriot Dervishi ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një foto ku shfaqet ish-diktatori Enver Hoxha, djali i tij dhe dy prej nipërve e mbesave teksa pozojnë para 4 derrave të egër, të vrarë në gjueti.

Në titullin “Era e gjakut”, Dervishi shkruan më tej se, “një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit”.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:

Era e gjakut

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.