FOTO/ Kur Luana dhe Marina Vjollca këndonin në festivalin e fëmijëve

Ditën e sotme, moderatorja Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe ndër të parët persona që e ka uruar që në mesnatë ishte motra e saj, Luana.

 Ajo ka publikuar në Instastory fotot e tyre të vjetra, njëra prej të cilave është shkrepur gjatë Festivalit të Këngës për Fëmijë, ku ato kanë kënduar këngën e parë.

"Fotoja ime e preferuar. Në festivalin e fëmijëve duke kënduar këngën tonë të parë. Të kujtohet teksti? "Unë jam Marina. Dhe unë jam Luana."- shkruan moderatorja krahas postimit.

Ndërsa krahas një tjetër fotoje ku shfaqen në moshë të vogël, Luana ka shkruar "Gjithmonë bashkë".