FOTO/ Të jetë kjo arsyeja që Adelina Tahiri mbështeti Maqedoninë dhe jo Shqipërinë në Eurovizion?!

Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision që po mbahet në Tel Aviv, Izrael.

Jonida Maliqi këndoi mbrëmë në natën e dytë gjysmëfinale dhe dhuroi një performancë madhështore e cila u duartrokit shumë nga publiku.

Sigurisht që gëzimi ishte shumë i madh dhe mbështje për Jonidën kanë treguar shumë personazhe të njohur në rrjetet sociale.

Adelina Tahiri ndoshta ishte e vetmja nga artistët shqiptar që nuk mbështeti Jonida Maliqin në Eurovizion por Tamara Todevskën e cila ishte përfaqësuesja e vendit të saj të lindjes, Maqedonisë.

Një pjesë e mirë nga ndjekësit e Adelinës nuk kanë qënë dakort me këngëtaren por ajo kishte arsye për ta mbështetur Tamarën dhe gjithë ekipin e saj.

Këngëtarja Tamara Todevska përfaqësuesja e Maqedonisë është një nga mikeshat e afërta të saj dhe arsyeja kryesore.

Gjithashtu grupi përfaqësues i Maqedonisë ka pasur edhe mjaft shqiptarë me vete, si grimieri apo personat që kanë ndihmuar me teknikën për të mos harruar Darko Dimitrov që është kompozitor i këngës “Proud” por njëkohësisht mik i mirë i artistëve shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar vazhdimisht.

Dhe kështu këngëtarja ka menduar të mbështes shqiptarët e vendit të lindjes.