", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Vdes macja që u bë legjendë në internet

"Disa ditë janë më të zymta se të tjerat," tha pronari i Grumpy Cat (Maces së Ngrysur) në një deklaratë të premten, duke ndarë lajmin se ylli i memeve i preferuar në internet ka vdekur, shkruan sot BBC. 

Grumpy vdiq të martën në mëngjes nga komplikimet lidhur me një infeksion të traktit urinar, tha pronari i saj. Ajo ishte 7 vjeçe.

Grumpy Cat, emri i të cilit ishte Tardar Sauce, u bë një virale në internet, pasi një foto me shprehjen e fytyrës së saj u bë modë në memet.

Që atëherë, ajo u bë temë e memeve të panumërta, reklama, marrëveshje librash dhe madje edhe një film Lifetime.

Ajo kishte më shumë se 8.5 milionë ndjekës në Facebook, 2.4 milionë ndjekës në Instagram, 1.5 milionë pasues në Twitter dhe më shumë se 260.000 abonentë në YouTube.

Në intervistat e mëparshme, Tabatha Bundesen e përshkroi macen e saj si shumë paqësore dhe të dashur pavarësisht pamjes së ngrysur e cila tregon komplet të kundërtën e karakterit të saj.