Me një FOTO sensuale të Marinës,Getoar Selimi prek me dedikimin për moderatoren

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet e reja të showbiz-it që gjatë vitit 2017 e kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.

Që prej kësaj kohe dedikimet, fotot, dhuratat apo udhëtimet nuk kanë ndaluar.

 Dhe sot moderatorja, bashkëshortja e Getoar Selimit, Marina Vjollca feston 29 vjetorin e saj të lindjes.

Dhe nuk kishte si të mungonte një dedikim shumë i ëmbël nga ana e Getoarit për bashkëshorten e tij.

Me një foto shumë sensuale të Marinës ai ka shkruajtur:

'Ditëlindja jotë është rilindje për mua.Gëzuar e shtrenjta ime’.

Nuk vonoi dhe përgjigja e moderatores e cila i shkruante:

'Ti je i shtrenjti im.Të dua’.

Jemi në pritje për të parë se çfarë suprizë i ka përgatiur Getoari,Marinës pasi është cilësuar si bashkëshorti i suprizave.