Olti Curri i kthehet keq Loredanës: Konferenca ishte si klip në fast food

Pak ditë më parë Loredana mbajti një konferencë para mediave ku foli për herë të parë pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vjedhje.

Gjatë konferencës Loredana u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane dhe ajo nuk dinte gjë për këtë histori deri në vitin 2018.

Për të folur mbi këtë ngjarje dhe deklaratën e Loredanës në konferencë, ishte i ftuar sot tek "Rudina", opinionisti i njohur Olti Curri.

"E kam ndjekur ngjarjen. Loredana është repere shumë e ndjekur dhe më kishte bërë kurioz. Fillimisht ajo ishte e famshme në Zvicër, më pas u martua me një reper të njohur si Mozzik, por ishte tek personazhet e mesëm derisa ndodhi kjo ngjarje. Konferenca e shtypit m’u duk imitim i atyre që kemi parë nga Nicki Minaj apo repere të tjera. Ajo mund të bënte një status në Facebook me 10 rreshta ashtu siç e tha edhe në konferencë ku kishte marrë 2 avokatë, 100 fotografë dhe gazetarë.

Ajo nuk tha asgjë në atë konferencë, por edhe gazetarët ishin të pavëmendshëm. Loredana tha që ajo shumë është marrë me vullnet por nuk e dinte shumën. Ajo tha që ky problem mund të mbyllej dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte familjen e saj. Ti kur nuk e di çfarë shume familja jote është në borxh si mund të thuash që do e ndihmosh. Unë do e pyesja: Ti do e ndihmoje familjen tënde, me sa do e ndihmonte, me 1 mijë euro, me 2, me 3, me 10 mijë euro? Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga. Kam përshtypjen se ajo është e informuar. Konferenca ishte si videoklipet e këngëtareve që këndojnë nëpër fast food-e dhe pastaj hedhin miliona nëpër videoklipe", u shpreh Olti Curri.