Bota në zi: Vdes arkitekti me famë botërore i Piramidës së Luvrit

Mbarë bota po mban zi sot pasi arkitekti i njohur  I M Pei vdiq në moshën 102 vjeçare. Pei ka vepra të tij mjaft të njohura në të gjithë botën ku mund të përmendim piramidën e qelqit jashtë Luvrit në Paris.

I M Pei  nuk u lodh asnjëherë pasi ai në moshën 80 vjeçare ndërtoi  një ndër kryeveprat e tij të famshme,  Muzeun e Artit Islamik në Doha të Katarit.Projektimet e Pei-it janë të njohura për theksin e tyre në gjeometrinë e saktësisë, sipërfaqet e rrafshta dhe dritën natyrore. Ja disa nga veprat e tij: