Gazetari i ‘Bild’: ‘Uroj që vendi të mos udhëhiqet nga gangsterë’, Ramës i 'ikën gjuha'

Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu, i ka lexuar live kryeministrit Rama, deklaratën e fundit të gazetarit gjerman të ‘Bild’, Petër Tiede,  i cili i drejtohet Ramës duke i thënë “që unë nuk paguhem nga opozita shqiptare, por nga punëdhënësi ime”

“Unë jam angazhuar për artikullin tim, kam bërë atë që bëjnë gazetarët, kam shkruar atë që kam parë, kam folur me njerëz dhe kam siguruar informacione dhe dokumente në bazë të cilave kam bërë dhe artikullin tim. Artikullin e lirë e pavarur që një gazetar normal në Gjermani, Europë perëndimore apo dhe në vendet e lira dhe demokratike paguhet. Uroj që dhe kolegët e mi shqiptarë të kenë të njëjtën mundësi, dhe uroj që populli shqiptar të mos udhëheqet me  nga gangsterat, kriminelët, hajdutët apo politikanët e korruptuar.”, reagon  gazetari gjerman.

Sigurisht që kryeministrit Rama nuk i ka pëlqyer aspak fakti që gazetari gjerman i uron “që vendi të mos udhëhiqet nga gangstera, kriminelë, hajdutë dhe poltikanë të korruptuar’.

Ramës ka heshtur për një moment të gjatë duke u përtypur dhe më pas është përgjigjur me sulmin e tip tipik: ‘Sigurisht që vetëm nga këto fjalë që ka thënë kuptoj se ça gazetari është’.