Deputeti i emëruar: Djeg mandatin nëse bëhen zgjedhje në 30 qershor

Edhe pse kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, qoftë edhe pa opozitën, të gjithë e kanë kuptuar se një veprim i tillë është i rrezikshëm dhe i padobishëm për vendin.

Deputeti i ri i parlamentit, Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se, nëse mazhoranca të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, ai do të djegë mandatin.

“Vendi mund të shkojë në zgjedhje por zgjedhje nuk do të bëhen. Kjo është taksative. Edhe unë që po them kështu atëherë e djeg mandatin. Nëse bëhen zgjedhje në 30 qershor atëherë e djeg mandatin unë. E them publikisht”, u shpreh deputeti Maliqi.