Zgjedhje pa opozitën/ Balla: Janë bërë në Mal të Zi; Buzhala: Ajo është pro-serbe

Gazetari i njohur nga Prishtina, Berat Buzhala, pjesë e panelit të emisionit ‘Open’, ka patur një debat me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Thelbi i përplasjes ishte pjesëmarrja ose jo e opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Buzhala e pyeti numrin dy të PS që të jepte një shembull se ku opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Sipas Ballës një shembull është Mali i Zi, por Buzhala iu kundërpërgjigj duke i thënë se, ajo është opozita pro serbe.