FOTOT/ Ja pamjet tronditëse të frakturave si u dhunua Sahit Dollapi

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, u dhunua barbarisht nga policia gjatë protestës së 11 majit përpara parlamentit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sonte në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Neës 24 janë publikuar për herë të parë foto nga frakturat që ka z. Dollapi ka pësuar gjatë dhunimit të Policisë, që i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Sonte në Neës 24, Dollapi tha se është goditur  me plumba plastikë, që gjë shikohet edhe nga fotot.

Dollapi tha se ishte aty si drejtues i protestës dhe në një moment i është dashur të ndihmojë një gazetare së cilës i ra të fikët.

Por është kapur nga drejtuesi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Arben Bare i cili ia ka sulur Policinë me thirrjet ‘Kapeni, mbyteni’