'Rama ik', vogëlushja ngre peshë zemrat e banorëve të Astirit

Protesta e sotme e banorëve të Unazës së Re ka patur një protagoniste speciale.

Edhe pse të bllokuar në trafik për shkak të protestës që vijon prej muajsh, një vajzë e vogël ka hapur xhamin e makinës për të përshëndetur banorët.

Me thirrjet “Rama ik”, “Rama ik”, vogëlushja mori duartrokitjet dhe ovacionet e protestuesve.

Videoja në fjalë është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Një përshëndetje speciale për qytetarët heroikë të Astirit”, shkruan Berisha mbi video.