Nuk mjafton vetëm Hazard, Reali gati të transferojë një tjetër sulmues të madh!

Real Madridit nuk do t’i mjaftojë vetëm blerja e Eden Hazardit.

Sipas gazetarit të televizionit francez, “Canal +”, Philippe Carayon, gjiganti spanjoll do të tentojë ta transferojë edhe Mohamed Salah.

“Siç e dimë, Real Madridi është në proces të ndërtimit të ekipit dhe pasi të kompletojë blerjen e Hazardit , Zinedine Zidane do të tentojë që të transferojë edhe një sulmues tjetër të madh, Mohamed Salah”, tha Carayon.

Besohet se Hazard tashmë ka arritur marrëveshje me “Los Blancos” ndërsa prezantimi i tij do të bëhet gjatë merkatos së verës ku për kartonin e tij do të paguhen plot 100 milionë euro.

Po ashtu, raportohet se Reali ka arritur marrëveshje edhe me Frankfurtin për transferimin e Luka Jovicit për 60 milionë euro.