Bajerni 70 milionë euro për talentin e La Ligas, paguan klauzolën e lirimit

Bajerni i Mynihut do të pësojë ndryshime të mëdha.

Ribery, Robben dhe Rafinha i kanë dhënë lamtumirën skuadrës bavareze që gjatë merkatos së verës pritet të kryejë disa transferta të mëdha.

Mediet spanjolle raportojnë se Bayern Munich interesohet për mesfushorin e Atletico Madrid, Rodrigo.

Sipas “Cadena Ser”, rekordmenët e Gjermanisë, bashkë me Barcelona-n dhe Manchester City-n, janë interesuar për blerjen e lojtarit.

Drejtuesit e Bajernit janë gati të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit, e cila thuhet të jetë rreth 70 milionë euro.

Pas një sezoni të parë fantastik në La Liga, gjigantët e europës kërkojnë ta kenë në skuadrën e tyre.