Dëme të mëdha/ Rreshjet e dendura të shiut, përmbysin 15 hektarë në Fier
Rreth 15 hektarë tokë buqësore janë përmbytur nga rreshjet e dendura të shiu në Fier. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zharrës në Patos, ku sipas burimeve zonat e përmbytura përfshijnë përveç tokave buqësore edhe sera.
Lidhur me rastin Bashkia e Patosit ka ngritur Grupin e Emergjencave Civile për verifikimin e gjendjes dhe marrjen e masave të nevojshme.