FOTO/ Rama në botën e tij, shkon në homazhet e Major Tanushit me poture
Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare dhe në në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.
Homazhet për 'Dëshmorin e Atdheut' u zhvilluan në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ndërsa në të morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit.
Nuk mund të mungonte as kryeministri Edi Rama, i cili shkoi në homazhe me një veshje aspak të denjë për një ceremoni mortore.
Nga kjo merr shkas edhe mjeshtri i memeve Genc Sejko, i cili në një prej tyre “kapet” me kryeministrin pikërisht te veshja e padenjë.../Syri.net