Deputetja publikoi foton e përdhunimit nga serbët të gruas kosovare, Prokuroria Speciale nis hetimin

Deputetja kosovare Flora Brovina publikoi sot një foto tronditëse se si një grup ushtarësh serbë, përdhunojnë një grua të etnisë shqiptare në sy të familjes të cilën e kanë lidhur dhe i kanë vendosur një kallashnikov mbi kokë.

Pas publikimit të kësaj foto që dëshmon genocidin në Kosovë nga trupat serbe, ka reaguar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, e cilë është shprehur se do të hapë një hetim mbi rastin.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të ftojë deputeten Brovina, për të dhënë informacione mbi viktimën për të cilën ajo pohon se është gjallë, si edhe dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Prokuroria Speciale është shprehur më tej se ata kanë kuptuart për ekzistencën e kësaj fotoje, vetëm pas denoncimit të nga deputetja, dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë dëshmi mbi rastin.

Prokuroria Speciale ka ftuar po ashtu  të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, ti sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi në një shtet ligjor provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare.