FOTO/ Mbesa e Princeshës Diana bën publike romancën me miliarderin 60-vjeçar

Që prej verës së kaluar, flitet për një romancë mes tyre.

 

Por, vetëm një ditë më parë, me një dorë delikate që e mbështet në shpatullën e tij, Lady Kitty Spencer  konfirmon publikisht marrëdhënien e saj me Michael Lewis për herë të parë.

Ata u fotografuan në Manhatan dorë për dore, ndërkohë që verën e kaluar ishin fotografuar duke dalë njëri pas tjetrit nga i njëjti hotel, por nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.

Edhe pse Michael (60 vjeç) është sa dy herë në moshë në krahësim me Spencer, e cila është 28 vjeç, kjo gjë nuk e ka penguar romancën e tyre.