FOTO/ ‘Gjoba 110 mln euro për tekat e Edit, ja çfarë të nxirret në ankand’

Vendimi i Gjykatës së Investitorëve në Uashington që dënon Shqipërinë me 110 milionë euro gjobë për shkak të një teke të Edi Ramës, ka sjellë reagime të shumta.

 Një reagim në faqen e tij në Facebook, anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi propozon që për të kompensuar diçka faturën e rëndë, të nxirret në ankand saraji i Edi Ramës në Surrel.

Reagimi i Jamarbër Malltezit:

110 milionë euro për Beketin?

Pse të taksohen shqiptarët për inate apo lojëra personale të Edit?

Ja çfarë mund të nxirret në ankand për të kompensuar diçka faturën e rëndë të zuzarisë se beut të Surrelit.

56 metra të gjera sarajet!