Ushtrisë i zihet pritrë nga një grup terrorist, 17 të vdekur dhe 11 të zhdukur

Së paku 17 ushtarë janë vrarë në Nigeri dhe 11 të tjerë janë zhdukur, në një pritë që iu është bërë atyre shumë pranë kufirit shtetëror.

Zëdhënësi i qeverisë nigeriane Abdourahamane Zakaria tha se sulmi ndodhi të martën në afërsi të qytetit Tongo Tongo. Në këtë vendbanim rural nigerian ka ndodhur më herët një sulm i përgjakshëm, ku përpos ushtarëve nigerianë, u ekzekutuan edhe ushtarë amerikanë.

Në atë kohë, më 2017, sulmin e mori përsipër grupimi terrorist ISIS.