Derby i Lampardit në finale përballë Aston Villas, luhet për Premier League

Derby ka siguruar finalen e “Play Off-it” pasi ka mposhtur Leedsin me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Skuadra e Lampard në ndeshjen e parë humbi 0-1, por në atë të kthimit fitoi në transfertë me rezultatin 2-4.

Në finale, Derby do të takohet me Aston Villën që më herët ka eliminuar West Bromin.

Finalja e madhe do të luhet me 27 maj, ku Derby do të jetë vendas.