Lazio fiton Kupën e Italisë, Strakosha triumfon përballë Gjimshitit

Lazio ka fituar Kupën e Italisë pasi ka mposhtur në finale skuadrën e Atalantës.

Kryeqytetasit mposhtën me rezultatin 2-0 skuadrën nga Bergamo, ndërsa paraqitje të shkëlqyer bëri edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 82’ shënoi me kokë për avantazhin 1-0 të Lazios. Ndërsa në minutën e 90’, kryeqytetasit realizojnë edhe golin e dytë me anë të Joaquin Correa i cili finalizoi bukur kundërsulmin e skuadrës së tij.

Ky është titulli i shtatë i Kupës së Italisë, ndërsa me këtë triumf Lazio siguron pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në Europa League.