Ajaxi shpallet kampion i Holandës

Ajaxi nuk ia doli në Europë por është shpallur kampion i Holandës.

Skuadra nga Amsterdami fitoi me rezultatin 1-4 në transfertë kundër Graafschap, ka siguruar titullin e 34 në histori të klubit.

Ky është titulli i parë i Ajax që pas vitit 2014, ndërsa këtë sukses skuadra holandeze ia ka dedikuar ish lojtarit të tyre, Abdelhak Nouri.

Kujtojmë se Nouri verën e vitit 2018 u detyrua të largohej nga futbolli në moshën 18-vjeçare, pasi pësoi një sulm në zemër.