VIDEO/ Panik tek porta e Strakoshës, Gjimshiti gjuan por shikoni ku ndalet topi!

Ende nuk është zhbllokuar finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Lazios.

Në minutën e 26’ Atalanta kishte mundësinë e artë për të shënuar duke shkaktuar panik në portën e Thomas Strakoshës.

Pas një goditje dënimi, topi mbetet te Gjimshiti në hyrje të zonës, që godet, por pas një rrëmuje në zonë topi përplaset vetëm në shtyllën e Strakoshës. Më pas, në vazhdimin e aksionit, është De Run që godet, por topi ndalet nga një prej mbrojtësve të Lazios.