Sulltanesha Hyrrem, lakuriq në Cannes, vërshojnë komentet në Instagramin e saj

Meryem Uzerli është një nga aktoret më të famshme turke, që ka bërë për vete publikun shqiptar.

Ajo krijoi famë falë rolit të saj në serialin turk Sulejmanin i Madhërishëm. Në serinë televizive ajo e portretizoi Sulltaneshën Hyrrem dhe u pëlqye shumë nga shikuesit.

Së fundi, bukuroshja turke e lindur në Gjermani, po qëndron në qytetin francez të Kanës, ashtu sikurse shumë yje botërore të kinematografisë.

Zeshkania ka bërë parakalimin në tapetin e kuq të shtruar me rastin e fillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.

Ajo ka bërë bujë të madhe me fustanin, që kishte veshur, pasi ishte tejet transparent dhe i dukeshin të brendshmet.

Theksojmë se 35-vjeçarja ka marrë disa çmime gjatë vitit të kaluar, në mesin e të cilëve edhe ‘Flutura e Artë’, që u ndahet yjeve turke për sukseset në seriale televizive dhe në muzikë.

Uzerli është duke punuar në projekte të reja filmike dhe seriale të ndryshme.