Pyetet ku do transferohesh, Barça apo PSG? Ja reagimi i Griezmannit

Antoine Griezmann e ka konfirmuar largimin nga Atletico Madrid.

Barcelona e Leo Messit është skuadra që po përflitet se do të marrë shërbimet e kampionit të botës.

Mëngjesin e sotëm shumë tifozë dhe gazetarë ishin pranë makinës së Griezmannit i cili u pyet nëse do transferohet te Barça apo PSG-ja.

Siç duket lojtari nuk kishte një përgjigje por vetëm buzëqeshi.