‘Kriza poltike dhe angazhimi i LSI-së’, Kryemadhi në SHBA, takon zyrtaren e lartë të DASH për Europën Qendrore dhe Jugore

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zj.Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Zj.Kryemadhi ndau me zj.Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Ajo nënvizoi rolin e veçantë dhe vëmendjen e  SHBA për Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.