Aksidenti në Tepelenë, 1 i vdekur/ Detaje nga policia
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditur.
Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, të plagosur janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Informacion paraprak:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Gurorja e Kremenarit’ janë përplasur automjeti tip ‘Benz’ me automjetin tip furgon.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.