FOTO/ Vajza filipinase u lidh në pemë nga pronari pasi la mobiliet në diell

Një shërbyese ishte lidhur me një pemë si dënim pasi la një pjesë të mobilieve të shtrenjta të punëdhënësit të saj në Diell në Arabinë Saudite, shkruan The Sun. 

E reja 26 vjeçare, Acosta Baruelo, u lidh nën Diellin e nxehtë nga pronarët e shtëpisë ku punonte për ‘të marrë’ një mësim prej tyre.

I tronditur nga pamjet një kolegu i saj nuk ngurroi ta fotografonte dhe të publikonte fotografitë e saj të shkrepura në 9 maj. Besohet se familja nga Lindja e Mesme ishte ‘shqetësuar’ shumë pasi mobiliet e shtrenjta të lëna në Diell mund të dëmtoheshin jo pak.

Departamenti i Punëve të Jashtme të Filipineve (DFA) u shqetësua për këtë situatë dhe ndihmoi gruan e re të kthehej përsëri në Filipine duke e larguar përfundimisht nga shtëpia dhe vendi ku ajo ishte e punësuar.