FOTO/ Fustani ‘tradhëton’ Eva Longorian në Kanë.I zbulohet më shumë seç

 Festivali i Kanës nisi mbrëmjen e së martës në Rivierën Franceze.

Ndërsa fokusi i festivalit janë filmat, gjithmonë janë veshjet e yjeve në tapetin e kuq që komentohen.

Në tapetin e kuq parakaluan shumë yje dhe ndër to ishte dhe aktorja shumë e dashur për publikun e huaj dhe jo vetëm Eva Longoria.

Aktoja ka pothujse një dekadë që merr pjesë në këtë event të rëndësishëm si ambasadore e firmës së njohur L’Oreal.

Por këtë vit pjesmarrje e Eva Longorias në këtë event  ishte disi ndryshe për faktin se vjen për herë të parë si një mama.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq Longoria mbante të veshur një fustan të dizenjuar nga Albeta Ferreti.

Fustani  ishte në formën e bustit të zbukuruar me gure dhe kishte një të çarë shumë të thellë.

Longoria  e kishte kombinuar fustanin me sandale të Gianvito Rossi dhe bizhuteri Tatiana Verstraeten.

Por ajo që ra në sy ishte se aktorja gjatë gjithë kohës së parakalimit mundohej ta mbyllte me dorën fustani pasi era  e Rivierës Franceze po i tregonte më shumë seç duhej aktores.