Vrau bashkëshorten gjykatëse, Apeli lë në ‘burg përjetë’ Fadil Kasemin

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “burgim i përjetshëm” për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Në Gusht 2017 Kasemi vrau ish bashkshorten e tij.

Krimet e Rënda kërkuan gjithashtu që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 39-vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete brenda makinës së saj nga Fadil Kasemi, pas disa kalvareve në të kaluarën, nga të cilat kishte marrë edhe një urdhër mbrojtjeje.