FOTO/ Thanë se janë ndarë, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari 'kapen' mat në Tiranë

Prej kohësh kudo nëpër media qarkulloi lajmi rreth një ndarjeje të mundshme mes Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit.

Aludimet u bazuan në faktin që dyshja nuk ndiqej në rrjete sociale si dhe postimet e bëra shpesh dukeshin si kunja ndaj njëri tjetrit.

Mirëpo tanimë nuk ka më dyshime pasi çifti janë fotografuar bashkë.

Në foton e publikuar nga "Fun Day" në "IN Tv", Lori dhe Visi shfaqen duke ecur në rrugët e Tiranës, të dy të veshur si gjithnjë me shumë stil.