‘Borschardt, shame on you’/ Policia shoqëron në mes të natës studenten, EMRI

Policia shoqëron në mes të natës një studente për shkak të parullës pranë banesës ku jeton ambasadori i OSBE, Bernd Borschardt.

Denoncimin e bën nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook. “Policia e Rajonit Nr.1 thërret tani në mes të natës studenten Ana Hazizaj për ti bërë presion. Arsyeja është se i ka thënë Borchardit "Turp ti vijë". Ky është TURP i vërtetë”, shprehet Vasili.

Postimi i plotë i Vasilit: SKANDAL STUDENTJA NE POLICI PER BORCHARD!!!

Policia e Rajonit Nr.1 therret tani ne mes te nates studenten Ana Hazizaj per ti bere presion. Arsyeja eshte se i ka thene Borchardit "Turp ti vije". Ky eshte TURP i vertete. Policia qe nuk guxon te ndale horrat,kriminelet dhe te korruptuarit therret ne mes te nates nje vajze te re studente. Ana Hazizaj ka te drejten e fjales ka te drehte te mendoje ndryshe ka te drejte te protestoje. TURP me te madh Shqiperia nuk ka pare. Turp per cdo nderkombetar qe hesht ndersa studentja Ana Hazizaj thirret ne mes te nates. Turp ti vije te gjithe atyre qe heshtin. Shame on you te gjithe atyre qe perkrahin terrorin ndaj nje vajze te qe thote mendimin e lire te saj.